Këngëtari i njohur Luiz Ejlli pas daljes nga “Big Brother Vip”, ku fitoi çmimin e parë po korr suksese të një pas njëshme, jo vetëm në fushën muzikore por edhe në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” i cili së bashku me Olta Gixharin janë protagonsitët kryesorë.
Së fundmi ish-banori i “BBV” Lorenc Hasrama dhe Stivi Boka kanë qenë të ftuar në emisionin “Pardon My Friench”, ku kanë zbuluar më shumë rreth projekteve të tyre muzikore.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother Vip Albania 2” u aludua se Lorenci, Luizi dhe Elvis Pupa do të sillnin një bashkëpunim, pasi treshja kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër këngëtari tregoi se miqësia e tyre është e njëjtë, ndërsa tha se ata takohen shumë rradhë pasi janë shumë të angazhuar në projektet e tyre.
“E vërteta është që ne marrëdhëniet i kemi shumë të mira, por unë mendoj që kemi qenë shumë të zënë. Edhe me Visin flasim, por takohemi mjaft rrallë. E vetmja gjë që nuk na përkon është koha”, tha Hasrama.
E teksa u pyet në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqen dy artistët së bashku me aktorin e njohur Elvis Pupa, Lorenci tregoi se dyshja së shpejti do të sillnin një bashkëpunim së bashku.
“Ne nuk jemi kurrë kundra bashkëpunimeve të bukura. Puna është të vijë materiali i duhur dhe pse jo. Aq më tepër me Visin. Visi, përveç se është mik e shok i mrekullueshëm, është edhe një artist mjaft i rrallë në Shqipëri”.- tha ai.



