Naomi Campbell ka pozuar nudo, e mbuluar me gjemba metalike dhe me modelin e flokëve mullet dhe i ka mahnitur njerëzit.
Në një tjetër foto, pozon topless, me një palë xhinse dhe çantë të zezë, sërish e mbuluar në pjesën e sipërme me gjemba dhe sigurisht, duket super cool dhe trasgresive.
Sipas një deklarate për shtyp të markës Alexander Wang, fushata e re për vitin 2024 “eksploron dhe sfidon idenë e transformimit përmes grave të fuqishme alfa, si Naomi”.





