Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Latest Posts

“Pija alkool derisa më binin të fikët…”/ Rrëfimi shokues i Wayne Rooney

Wayne Rooney ka bërë së fundmi një rrëfim shokues. Teksa ishte i ftuar në një podkast të organizuar nga Rob Burrow, një ish-lojtar i ragbyt, legjenda angleze ka rrëfyer se që në fillim të karrierës së tij kishte probleme me faktin se ishte i famshëm.

“Në një moment u tërhoqa në vetvete, u mbylla në shtëpi për disa ditë. Kur isha në të 20-at e mia, alkooli më relaksonte, piva derisa më ra të fikët”, ka thënë trajneri i ri i Birminghamit.

Kujtojmë se Rooney hyri në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare si lojtar i Evertonit, ai u bë anëtar i kombëtares së Anglisë në moshën 17-vjeçare dhe u transferua në Manchester United në moshën 18-vjeçare. Në United, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

“Unë nuk shoqërohesha shumë me njerëz të tjerë në atë kohë, më vinte turp. Më dukej sikur i zhgënjeva të gjithë rreth meje, nuk dija si ta përballoja. Nëse nuk e pranon ndihmën dhe këshillat e të tjerëve, shumë lehtë e gjen veten në një situatë ku arrini fundin. Kështu më ndodhi mua në ato pak vite. Për fat të mirë sot nuk kam më frikë të flas për problemet që më shqetësojnë”, ka thënë Wayne Rooney.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X