Këngëtari i njohur Mozzik ditën e sotme ai ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “Zani”, por në rrjet po qarkullojnë zëra se kënga është dedikim për ish partneren Loredana Zefi.
Pas kësa reperi ka nxituar të bëjë një postim në “instagram”, ku ka bërë një sqarim për fansat.
“Njerëz të dashur, unë diqysh sukseset në muzikë me këngë dashnie i kom bo në karrierë tem. Nuk do me thënë që secila këngë i dedikohet lidhjes tem të mëpërparshme. Unë e du shkrimin për dashni edhe e di që secili ka dicka mrena vetes që smund ta shpreh edhe unë për ta e shprehi. Nana e vajzës tem është moti free edhe unë njejtë. Të dy jemi mirë mesvete dhe jemi të lumtur me jetën që e kemi. Unë jam artist i këtij zhanri dhe gjithmonë kam me i këndu dashnisë rrugës.Njeri juaj! Ju dua! Shijone kongën e re “- ka shkruar këngëtari.



