Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Latest Posts

“U dhashë dorën, por kur unë kisha nevojë…”/ Erik Lloshi nuk i kursen thumbat, por me kë nuk i del inati?

“Këta që ishin dikur pas meje dhe unë ju dhashë dorën, në momentin që dolën para meje dhe unë kisha nevojë për një fjalë të mirë se bënë”, kështu është shprehur këngëtari Erik Lloshi në një intervistë të fundit, ku ka thumbur disa prej kolegëve të tij.

Ai ama u shpreh se i është mirënjohës Flor Mumajesit dhe Kledi Bahitit për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Ka patur persona që unë i kam ndihmuar, janë të shumtë ata të cilëve u kam dhënë dorën. Kur kam qenë në momentet e mia më të mira ka patur njerëz që kanë qenë pas meje nga ana profesionale dhe kërkonin ndihmë. Unë vetë i jam mirënjohës Flor Mumajesit, i jam mirënjohës Kledi Bahitit. Janë të dy të pandarë për mua dhe më kanë dhënë dorën të jem këtu. Kurse këta që ishin dikur pas meje dhe unë ju dhashë dorën, në momentin që dolën para meje dhe unë kisha nevojë për një fjalë të mirë se bënë. Kjo është gjëja e çuditshme në jetë. Njerëzit janë shumë mosmirënjohës”– tha Erik Lloshi një intervistë për Vila24.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X