Sunday, March 22, 2026
spot_img

Latest Posts

Këta janë dy banorët e rinj që do të futen në “Big Brother VIP Kosova”

Edicioni i dytë i spektaklit “Big Brother VIP Kosova” sa vjen e po bëhet më interesant, kjo falë lojës së personazheve dhe debateve me shumë dinamika. Deri tani 20 banorë vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë më të famshme, teksa njëri prej tyre do të largohet këtë të premte.

Gjashtë të nominuarit e kësaj jave të cilët janë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Ledi Vokshi, Linda Halimi, Gani Gërmia, Santiana Maloku dhe Monika Salihu, janë në votim për të preferuarin dhe ai që do të marrë më pak vota, do të eliminohet.

Ndërkohë,  në shtëpi pritet të ketë hyrje të reja. Telegrafi ka mësuar nga burime pranë produksionit se dy emrat e rinj që pritet të futen janë dyshja Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.

Ard Gashi është një këngëtar i ri, i cili ka disa projekte muzikore të publikuar dhe mjaft të pëlqyera nga publiku. Ndërsa Mirdoni është gjithashtu muzikant, i cili është pjesë e pandashme e Ardit në paraqitjet e tij dhe njëherësh moderator i emisionit “Drive on D”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X