Sunday, March 22, 2026
spot_img

Latest Posts

Pasi u dërgua me urgjencë në spital, vjen reagimi i parë nga aktori Kel Mitchell!

Kel Mitchell, i njohur për rolin e tij në “Good Burger”, ka postuar në rrjetet e tij sociale dhe ka treguar më shumë detaje rreth shëndetit të tij pas një problemi shëndetësor të cilin e detyroi të paraqitej në një spital të Los Anxhelosit.

Në një deklaratë në Instagram, Mitchell shprehu mirënjohjen për mesazhet, lutjet dhe atmosferën pozitive që mori gjatë asaj që ai e përshkroi si një kohë vërtet të frikshme. Aktori nuk bëri të ditur detajet specifike të problemit shëndetësor, por pranoi frikën e vërtetë me të cilën u përball.

Ai e vlerësoi shërimin e tij me ndihmën e Zotit dhe aftësinë e ekipit mjekësor, duke u shprehur se tani është në rrugën e shërimit në shtëpi, i rrethuar nga dashuria e familjes së tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X