Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në përfundimin Brian Spahiu ndërroi jetë nga mbidoza e narkozës, pas një ndërhyrje që bëri në dhëmbë në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.
Familjarët deklaruan më parë se i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital. Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen. Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet.
Më poshtë është ekspertiza e plotë e publikuar nga BalkanWeb.