Sunday, March 22, 2026
spot_img

Latest Posts

Kush ishte mbështetja më e madh e Edona James për tu bërë pjesë e “Big Brother Vip”? Nëna e konkuretes tregon çdo gjë

Transgjinorja Edona James është një ndër konkurentet e “Big Brother Vip” më të pëlqyera nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

Së fundmi ajo ka thyer rekordin përsa i përket Hashtagut në Tik Tok, duke arritur 200 milionë klikime me emrin e saj për vetëm 20 ditë.

Mirëpo nëna e saj ka treguar për herë të parë për “Prive” se cili ka qenë personi që e ka mbështetur më shumë Edonën për tu bërë pjesë e këtij reality show.

“Është shumë e vërtetë, Edona më mori në telefon dhe më tregoi që ka marrë një ftesë për Big Brother VIP Kosova, dhe tha nuk e di a të shkoj, apo të mos shkoj. Unë i thashë, Edonë, po, shko, ti ke qenë edhe në emisione të Gjermanisë dhe e di që ia del. Le ta shohin njerëzit si ka qenë puna jote, dhe si është deri sot”- tha ajo.

Nëna e saj tregon që vëllai i Edonës kishte menduar që pjesëmarrja e saj në “BBV” nuk është një ide e mirë pasi mendonte që populli shqiptar do ta paragjykonin.

“Djali tha që nuk e di nënë po apo jo sepse populli shqiptar ndoshta do e paragjykojnë shumë Edonën dhe nuk është mirë për të. Më tha ‘mendo mirë mami a duhet të shkojë apo jo’ dhe i thashë pse mos të shkojë. Edona mundet që të shkojë dhe është një person që ia ka dalë të gjithave dhe mendoj që edhe në Kosovë s’do të ketë probleme. Tani ka ndërruar mendim dhe e mbështet atë edhe e shikon çdo ditë kur ta kohë të lirë”– tha nëna e transgjinores.

Nga ana tjetër përsa i përket konkurentëve që i përkrahin të bijën në këtë eksperiencë, ajo tha që që janë këngëtari i njohur Blero Muharremi, Albi dhe Lumbardhi.

Albi, Blero dhe Lumbardhi dinë që të merren me Edonën. Më duket se shumë nuk e përkrahin dhe nuk janë shum ëtë sinqertë me të.”– tha nëna e konkurentes.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X