Aktori dhe reperi i njohur Will Smith së fundmi ka mohuar pretendimet se dikur ishte kapur duke kryer marrëdhënie s*ksuale me aktorin Duane Martin.

Ish-asistenti personal i aktorit, Bilaal i cili akuzoi Smith gjatë një interviste, e cila menjëherë u bë virale në rrjetet sociale.
Ai pretendon se kohë më parë teksa kishte hyrë në dhomën e zhveshjes i kishte parë dy aktorët duke kryer marrëdhënie s*ksuale.
“Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Duane dhe papritur e pashë atë duke bërë seks anal me Will.”- tha ai.
Bilaal tha se ai kishte qenë dëshmitarë i disa rasteve të ngjashme me atë të Smith dhe Martin.
“Kam parë akte seksuale, ka pasur një në të cilën kam hyrë”, tha Bilaal.

Bilaal tregoi se shikoi kudo dhe vuri re se makina e Smith ishte e parkuar por aktorin nuk po gjendej askund, ndërsa producentët e fimit po i bënin presion tij që të gjente aktorin dhe ta kthente në xhirime.
Ai tha se kishte çelësat e dhomës së zhveshjes së Martinit kur zbuloi se dy aktorët po kryenin marrëdhënie s*ksuale.
Zëdhënësi i fituesit të çmimit “Oskar” gjatë një deklarate për “TMZ” tha se kjo histori ishte “e planifikuar”, ndërsa një burim i tha gazetës se Smith “po shqyrton marrjen e masave ligjore”.
Ish-bashkëshortja e Smith, Jada Pinkett Smith muajin e kaluar zbuloi se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.



