Saturday, March 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Ledion Liço i zë vendin?! Reagon Arbana Osmani

Ledion Liço i merr vendin Arbana Osmanit në Top Channel! Ky ishte lajmi që sidomos mbrëmjen e djeshme shkaktoi shumë debat.

U tha se moderatorja e njohur ka ndërprerë negociatat me Top Channel për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Pas kësaj “zhurme” ka reaguar Arbana në mënyrën e saj sigurisht. Këtë herë jo duke postuar një foto duke pirë “Lori Caffe”, por në ambientet e Top-it.

Ajo ka përshëndetur ndjekësit e saj këtë mëngjes me një foto duke bërë grimin në një nga ambientet e televizionit në fjalë.

Një mënyrë kjo për t’ju thënë të gjithëve që nuk ka ikur dhe nuk do të ikë gjëkundi.

Gjithsesi deri në nisje të “BBV3” mbetet për t’u parë kush do të jetë në krye të moderimit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X