Saturday, March 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Ylli i “Friends” bën dedikimin prekës për Matthew Perry: Nuk do të të harroj kurrë

Dhimbja për humbjen e aktorit të famshëm, Matthew Perry, për “Friends” qenka e vështirë të kalojë.

Aktori i famshëm, Matt LeBlanc, është anëtari i parë i kastit që ka reaguar përmes ​​një deklarate individuale për vdekjen e mikut të tij.

Ai ka postuar në profilin e tij në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet së bashku me Perry, në kohën kur kanë luajtur në serialin “Friends”.

Ndërkohë bashkëngjitur me këto imazhe, LeBlanc ka lënë një mesazh prekës:

“Matthew

Me zemër të thyer të them lamtumirë. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër kohët e preferuara të jetës sime.

Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë, kurrë. Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shume dashuri.

Dhe mendoj se po mban ende 20 dollarët që më ke borxh”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X