Këngëtarja e njohur Linda Halimi pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Kosova” ka hedhur akuza të forta për disa nga personazhet e njohura shqiptar.
Së fundmi teksa po bisedonte me konkurentët ajo tha që një tjetër emër i njohur në estradën muzikore e ka ngacmuar atë në Snapchat.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Ledri Vula, për të cilin këngëtarja tha që i ka shkruar në këtë aplikacion për të bërë një bashkëpunim, por sipas saj artisti e ka ngacmuar pasi ky aplikacion nuk është i duhuri për biseda pune.
“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”- tha ajo.



