Këngëtarja e njohur Linda Halimi është një ndër konkurente e “Big Brother Vip Kosova” më të përfolura të momentit, për shkak të deklaratave të saj shokuese.

Së fundmi gjatë darkës së të nominuarve të organizuar nga “Vëllai i madh”, artistja iu ka përgjigjigjur disa pyetjeve provokuese, ku një ndër to ishte “Pse gënjen që e gjithë estrada të kanë ngacmuar?”
“Ta them sinqerisht që nuk gënjej. Të jesh fëmër në industrinë muzikore… Jemi pjesë e industrisë së seksit. Muzika është një industri shumë seksi. Ne nëpër video klipe provokojmë, që nuk i bëjmë çdo ditë. Nëpër videokipe ne veshemi shumë seksi, me bikini. Më shkruajnë këngëtarë e reperë të estradës që janë të martuar”– u përgjigj Linda.



