Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka impresionuar edhe një herë miliona fansat e saj në rrjetin social “Instagram”, me një veshje tërheqëse.
Në postimin e saj të fundit, ylli i muzikës mban veshur një jelek seksi me pantallona të gjera, duke treguar trendet e sezonit.





Lopez zgjodhi të mos vishte asgjë veç jelekut jo të zakonshëm, duke theksuar dekoltenë e saj.
Mbi veshjen, bukuroshja 54-vjeçare mban veshur një xhaketë të zezë me gurë të shndritshëm. Fotot janë pëlqyer nga mbi 750 mijë ndjekës të saj.



