Saturday, March 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Çfarë ndodhi? Dëmtohet rëndë balerina e “Dancing with the Stars”, mes lotësh i jep partnerit mesazhin e veçantë nga shtëpia

Partnerja në kërcim e Eni Shehut, Enisa Govaci është dëmtuar rëndë gjatë provave të “Dancing with the Stars”.

Për shkak të këtij lëndimi, balerina duhet që të qëndrojë disa javë në shtëpi për të marrë mjekimin dhe udhëzimet e duhura nga mjekët.

Rreth këtij incidenti ka reaguar edhe Eni, i cili tha që ata krijuan besim tek njëri-tjetri për të realizuar një lëvizje të vështirë, të cilën dy herë e bënë mirë, teksa shtoi që pastaj nuk e e din se çfarë ndodhi.

Krijuam një besim tek njëri-tjetri që të realizonim një lëvizje të vështirë siç ishte ajo padjeshkë.  Dy herë e realizuam mirë pastaj ishte një moment që nuk i jap dot shpjegim.”– tha Eni.

Megjithëse në një gjendje aspak të mirë shëndetësore, Enisa u bë pjesë e spektaklit në mënyrë virtuale, ku mes lotësh i dha një mesazh të veçantë partnerit të saj në kërcim.

Të lutem mos u mërzit dhe mos u ndje fajtor sepse janë gjëra që ndodhin dhe herët apo vonë kjo gjë do të ndodhte. Të përqafoj fort dhe jepi forca në rrugëtimin tënd”, u shpreh balerina.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X