Saturday, March 21, 2026
spot_img

Latest Posts

“Djemtë që dikur çliruan Kosovën, po rrinë në burg”, Mozzik shkon në Hagë

Këngëtari i njohur, Mozzik, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një vizitë mjaft speciale që ai ka bërë ditën e sotme.

Përmes postimit të tij në Instagram, Mozzik ka treguar se gjendet në Hagë dhe arsyeja e vizitës ka qenë takimi me disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë. Mozzik ka treguar se gjatë vizitës së tij ka takuar Kadri Veselin, për të cilën shprehet se ishte pikëlluese.

Teksa ka publikuar një fotografi, artisti ka shkruar:

Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes.Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.

Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën, po rrinë në burg.

Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së.

Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.
Të fala keni të gjithë !

Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X