Saturday, March 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Olta vendosi këngën e Luanës në ‘DWTS’, të gjithë ‘u shkrinë’ së qeshuri

Tashmë të gjithë e dimë që Luana Vjollca i ka ndërprerë marrëdhëniet me televizionin e ‘Top Channel’ e prej kohësh është zhvendosur në televizionin Klan.

Por një veprim i Oltës bëri që emri i saj të përmendej dje në spektaklin e ‘Dancing With The Stars’, duke i habitur të gjithë.

Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës nën ritmet e këngës ‘Gasolina’, Olta ironizoi duke thënë se këtë këngë mund t’a kishin vendosur në versionin shqip.

Në këtë moment ajo nxori celularin dhe vendosi në Youtube këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.

Sa i përket reagimit të Bora Zemanit me atë çfarë po ndodhte, ajo u mundua ta kalonte me sportivitet dhe u shpreh se javën e ardhshme do të kërcehen vetëm këngë shqip.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X