Këngëtarja Suki Waterhouse dhe aktori Robert Pattinson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Suki ka zbuluar këtë lajm të bukur teksa ka qenë në skenë, duke treguar barkun e saj, ndërkohë që fansat nisën të brohorisnin,
“Kam veshur një fustan me shumë shkëlqim sot pasi mendova që mund t’ju heq vëmendjen nga diçka tjetër që po më ndodh”, ka thënë këngëtarja teksa ka nisur të këndojnë këngën e saj, në “Corona Capital Festival”, në Meksikë, të dielën.
“Nuk jam e sigurt nëse po funksionon”, ka thënë ajo me shaka, e veshur me një fustan me shkëlqim.

Nga ana tjetër, fansat e Robert nuk mund të ishin më të lumtur se kaq por njëkohesisht edhe të habitur, lidhur me këtë lajm që pushtoi rrjetet sociale.
“Robert Pattinson do të bëhet baba dhe unë nuk do jem nëna e fëmijës së tij“, shkruan një përdoruese e rrjetit sociale X, njohur më parë si Twitter.
“Nuk më besohet që Robert do të bëhet baba”, shkruan një tjetër.
Waterhouse ka qenë në një lidhje me Robert Pattinson për më shumë se pesë vjet. Pattinson dhe Waterhouse konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre në dhjetor 2022 teksa morën pjesë në një shfaqje të modës Dior në Giza, Egjipt.



