Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka shumë vite që nuk i jep makinës, ndërsa gjatë një inerviste me Jennifer Hudson ajo ka treguar arsyen.
“Unë nuk kam një patentë sepse e lashë të skadojë. U largova nga vendi ku jetoja, nuk e rinovova sepse shkova në një qytet tjetër. Më pas, kur doja të dilja, më thanë se më ka skaduar patenta. Përfundoi shtatë vjet më parë. Kështu që do të më duhet të bëj sërish provimin.”– tha ajo.
Ikona e muzikës pop së fundmi ëhstë nritur një padi ndaj saj për shkak të këngës “All I Want For Christmas Is You”, pasi dy këngëtarë pretendojnë se Carey ua ka kopjuar titulin e këngës së tyre të festës së vitit 1989 dhe u ka humbur atyre të drejtën e autorit.
Megjithatë akoma nuk është marrë një vendmin në lidhje me këtë çështje.



