Thursday, March 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Bebe Rexha shkëlqen në performancën e hapjes së “Billboard Music Awards 2023”, këngëtarja fiton çmim…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dukej e mrekullueshme teksa mori pjesë në “Billboard Music Awards 2023”, i cili u mbajt të dielën (19 nëntor).

Bebe Rexha me performancë mahnitëse në Billboard Music Awards, shpërblehet edhe me çmim

Së bashku me David Guetta, ajo performoi në skenë hitin e tyre “I’m Good (Blue), teksa dyshja hapën performancën e ndarjes së çmimeve.

Artistja kishte veshur me një fustan mahnitës të gjatë pa mëngë të cilin e kombinoi me doreza të tejdukshme, ndërsa flokët bionde i lëshoi mbi supe.

“I’m Good (Blue)” – i cili ishte i nominuar për tre çmime “BBMA 2023” në shfaqjen e së dielës dhe mori çmimin për “këngën më të mirë të kërcimit/elektronike”.

Përgjatë 55 javësh ky hit qëndroi në vendine parë në Top-listën e “Hot Dance/Electronic Songs”, duke e bërë “I’m Good (Blue)” këngën e vetme për gati 11 vite të top-listës që ka pasur një ecuri më të gjatë në vendin e parë, pasi “Happier” e Marshmello dhe Bastille kryesoi top-listën për 69 javë.

Dua të them shumë faleminderit Billboard-it, faleminderit fansave të mi hajde, Rexhars! Ngrihuni, le të vazhdojmë! Ne e bëmë atë në 2017 dhe nuk mendonim se do të bëhej një himn i tillë mbarëbotëror. Ne donim të bënim një këngë argëtuese të asaj kohe dhe thjeshtë ta bënim të ndjehej mirë. Nuk mund ta besoj se sa larg ka shkuar kjo këngë. Pesëdhjetë e dy javë në numrin 1, OK? Jam rritur duke parë Billboard dhe të jem këtu tani është një moment i mrekullueshëm”, tha Bebe.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X