Atmosfera e festave të fundvitit dhe zbukurimet në shtëpi, duket se kanë lënë të “zhgënjyer” këngëtarin e dashur për publikun, Luiz Ejlli.
Ky i fundit ka postuar në “Instastory” një video ku tregon se si partnerja e tij, Kiara Tito, ka rregulluar pemën, e cila duket se është mjaft befasuese për artistin.
Teksa vëzhgon pemën e bardhë dhe të vogël, të zbukuruar me aksesorë të ndryshëm dhe drita, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shprehet se kjo sipas tij nuk është pema e Vitit të Ri, por “dega ose kërcelli i Vitit të Ri”.



“Po çfarë peme është kjo? Kjo ka degë veç këtej e andej moj Kiarë. Mos qesh se nuk po tallem. Ta rrotullosh nuk duket se është drejtë. Pemë është kjo? Ti thuaj që kam rregulluar degën e Vitit të Ri, ose kam rregulluar kërcellin e Viti të Ri. Për atë Zot! Po këto ca janë, ca lloj fruti, rrush? Hë moj se nuk jam duke u tallur. Këto janë krahë apo sytjerna? Ku i ke gjet këto”, shprehet Luizi.
Ndërkohë kujtojmë se prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse çifti nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë, burime për revistën “Who”, kanë bërë të ditur se është organizuar një ‘baby gender’, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes, e cila është vajzë.



