Thursday, March 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Olta “u tall” me këngën e saj, ja si reagoi Luana Vjollca

Një veprim i Oltës bëri që emri i Luanës të përmendej në spektaklin e mbrëmjes së premte në ‘Dancing With The Stars’, duke i habitur të gjithë.

Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës nën ritmet e këngës ‘Gasolina’, Olta ironizoi duke thënë se këtë këngë mund t’a kishin vendosur në versionin shqip.

Në këtë moment ajo nxori celularin dhe vendosi në Youtube këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.

Ky moment ishte publikuar nga faqja zyrtare në “Top Channel” me titullin: “Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën?“.

Pas kësaj situate aspak të këndshme, Luana ka postuar ditën e sotme disa foto të reja, ku me një shkelje syri ka shkruar: “mos ji një numër tjetër!”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X