Thursday, March 19, 2026
spot_img

Latest Posts

DiCaprio zbulon qëllimin që do të arrijë para se të mbush 50-vjeç

Leonardo DiCaprio ka zbuluar një qëllim që do të arrijë para se të festojë 50-vjetorin e lindjes, vitin e ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë për programin “Good Morning America”, e cila pritet të dalë në transmetim ditën e sotme, ylli i “The Titanic” ka treguar përgjigjen e tij surprizuese kur është pyetur nga Chris Connelly se çfarë dëshirojë të bëjë para se të mbush 50-vjeç.

“E di çfarë? Edhe një film të vetëm”, ka thënë ylli hollivudian, para se ta theksonte sërish: “Edhe një film”.

Në fillim të promos së kësaj interviste, aktori, i cili festoi 49-vjetorin e lindjes fundjavën e kaluar dhe Chris po kalonin kohë së bashku në momentin që prezantuesi e pyet: “U bëre 49-vjeç. Si ka mundësi që ndodhi?”

Nuk ia kam idenë“, përgjigjet DiCaprio duke buzëqeshur, ndërkohë që kujton: “Po flisnim për intervistën tonë të parë, e cila mund të ketë qenë rreth 30 vite më parë”.

DiCaprio ka qenë i shoqëruar nga kolegu i tij i filmit “Killers of the Flower Moon”, Lily Gladstone 37-vjeç, për këtë intervistë.

“Killers of the Flower Moon” është filmi i fundit i aktorit, i cili është një tjetër bashkëpunim me regjisorin ikonik, Martin Scorsese.

Rreth një javë më parë, aktori i famshëm i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, ka festuar 49-vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, ai ka bërë një festë madhështore në Beverly Hills, në restorantin e famshëm italian, Giorgio Baldi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X