Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Latest Posts

Sardi Strugaj ka dy fjalë për Eni Shehun: Viktimizohet shumë

Sardi Strugaj e ka konsideruar jokorrekte mënyrën se si u trajtua incidenti i Erisës me Eni Shehun, gjatë “sfidës së partnerit”.

Teksa po fliste me partneren e tij të re në Dancing With The Stars, Ensën, Sardi u shpreh se i erdhi shumë keq që iu dha një vëmendje e madhe Eni Shehut, në një kohë kur në atë incident kishte mbetur e lënduar Erisa.

“Mu duk pak palidhje që ta merrte vëmendjen e Erisës Eni. Mu duk pak e hidhur kjo që ai u viktimizua shumë”- tha Sardi, duke e konsideruar situatën të padrejtë.

Kujtojmë që Erisa mbeti e dëmtuar pasi javën e shkuar pësoi një incident gjatë provave me Eni Shehun të cilin e kishte partner për një javë sipas zgjedhjes së Ilir Shaqirit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X