Ish-konkurentja e “BBV” Deamishel Hoxha është një ndër personazhet publikë më aktivë në rrjetet sociale.
Shpesh herë ajo ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, ndërsa disa njerëz e pëlqejnë e të tjerë jo.
Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, Dea ka treguar se ka bërë një tatuazh të ri në krahë.
Ndonëse kafsha që ajo ka gdhendur në trup është dhelpër, influencerja tha se të njerëzit mendojnë që ajo është një lepur.
“Dhe unë e bëra dhelprën tatuazh, por njerëzit mendojnë se është lepur”– ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar se cila është kafsha që ka bërë tatuazh.




