Edona James është shumë e mërzitur pasi asnjë banorë i “Big Brother Vip Kosova” nuk e shpëtoi atë në zinxhirin e nominimeve.
Ajo ndihet shumë e zhgënjyer nga disa personazhe brenda shtëpisë që i konsideronte shokë, ku ndër ta janë edhe këngëtari i njohur Blero Muharremi, Blerando dhe Shqipe Hysenajn.

Teksa po bisedonte me këtë të fundit e cila po e ngacmonte vazhdimisht duke i thënë që gjatë primet do të eleminohet, në një moment e revoltuar Edona tha që aq e mërzitur është saqë dëshiron që ti hajë të gjithë por sidomos Shqipen.
“Unë me ata nuk merrem më. Nuk e kam zemrën e mirë për ju. Do të iu ha të gjithëve, por ty më të parën Shqipe. Kam me të përbi, e sheh ti. Publiku mua nuk më nominon.”– tha ajo.



