Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Latest Posts

“Duam një bebe nga Sarah dhe PM”, ja si përgjigjet blogerja…

Sara dhe DJ PM janë padiskutim një ndër çiftet mjaft të preferuara të publikut shqiptar. Dyshja i njoh gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV1 dhe që nga ajo kohë vazhdojnë të jetë më e dashuruar se kurrë, ku shpesh herë ndajnë me publikun, kiminë e bukur që kanë mes njëri-tjetrit.

Por që nga dalja e tyre nga shtëpia me e madhe në Shqipëri, një shqetësim kanë fansat e tyre dhe pyetje e vazhdueshme që ju bëhet Sarah-as dhe DJ PM është se kur do sjellin në jetë një fëmijë.

Kjo pyetje në fakt nuk i ka munguar as Ditea Berishës, motrës së Sarah-ës, e cila gjatë një komunikimi virtual me fansat, ka marrë një pyetje të tillë, mbrëmjen e kaluar.

“Duam një bebe nga Sarah dhe PM”, shkruan një ndjekëse e Diteas, në rublikën “Ask”.

Blogerja ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj pyetje me nota humori, duke shkruar: “Dhe unë duam të bëhem milionere por duhet të pres edhe pak për këtë gjë”, duke lënë kështu të nënkuptohet se fansat e çiftit të njohur duhet të presin akoma që Sarah dhe DJ PM të bëhen prindër.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X