Çifti më i dashur për publikun shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dy ditë më parë konfirmuar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze.
Në një mënyrë mjaft të veçantë, dyshja bënë publik lajmin përmes këngës më të re të këngëtarit në YouTube që titullohet “Frymë”, ku tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël.
Në video shihet teksa Kiara, përkëdhel barkun e rrumbullakosur, ndërsa Luizi feston me testin e shtatzënisë.
Po ashtu çifti kanë zbuluar pamje nga festa e ‘baby gender reveal’, ku shihen pranë të afërmve të tyre duke festuar.
Ndonëse çifti akoma nuk kanë konfirmuar emrin e vogëlushes, gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” ku doli fitues, Luizi tha se sapo të bëhet me një vajzë do të ia vendosë emrin Katalea që mesa duket është i preferuari i tij.
“Dy gjëra i kam thënë Kiarës, o do e mbushim shtëpinë me çuna e të mbajmë ty si mbretëreshë, ose do e mbushim me goca dhe të më mbajnë mua si mbret. Unë mbaroj për vajza, ia kemi gjetur dhe emrat. Një emër Lori se kështu e do Kiara, emri tjetër Katalea.”– ka thënë këngëtari.
Megjithatë akoma nuk dihet nëse dyshja kanë ndërruar mendje apo me këtë emrët do të pagëzojnë bebin e tyre.



