Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Latest Posts

Pasi konfirmoi lidhjen, Kristi Aliaj shkëmben puthje pasionante me të dashurën e tij në publik


Ish-konkurenti i “Big Brother Vip”, Kristi Aliaj së fundmi ai ka inaguruar ekspozitën e tij të parë.

Në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, ai u shoqërua nga partnerja e tij, Lisja Tërshana duke bërë kështu edhe daljen e parë publike së bashku.

Çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment ata shkëmbejnë një puthje pasionante.

Disa javë më pare Kristi konfirmoi lajmin se ka rigjetur dashurinë, ndërsa tregoi se lidhja është serioze dhe së shpejti do të fejohet.

Përsa i përket vendit që dyshja janë njohur, ai tregoi se janë takuar me njëri-tjetrin krejt rastësisht në një galeri në Petrelë, ndërsa tha se në momentin që e ka parë ka ndjerë më shumë sesa një tërheqje e momentit.

“Ne u njohëm në një galeri në Petrelë. Ishte shumë spontane, ajo ishte pas meje dhe po drejtohej për te galeria, për ku isha nisur dhe unë. Aty filloi afrimi, kuptuam që nuk ishte thjesht një pëlqim i rastit.Të paktën unë nga ana ime, e them me siguri që ajo që ndjeva ishte më shumë sesa një tërheqje e momentit. Që në shkëmbimin e fjalëve të para, mënyra sesi flisnim për jetën e për tema të ndryshme, u ndje rehatia dhe të përbashkëtat që ne kishim me njëri-tjetrin”– tha ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X