Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Latest Posts

“I nderuar të vizitoj atdheun e gruas”- Rita Ora e solli në Prishtinë për ditëlindjen e saj, Taika Waititi: Ndihem si në shtëpi!

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka sjellë për herë të parë në Kosovë, bashkëshortin e saj nga Zelanda, Taika Waititi.

48 vjeçari që është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.

“Është hera e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vij, e të vizitoj atdheun e gruas sime”, ka thënë Waititi.

Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.

“Po ndihem si në shtëpi tashmë”, ka thënë ai.

Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj.

Një ditë më parë, është pritur në aeroportin e Prishtinës nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërkohë, ditën e sotme, çifti është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se ishte i nderuar t’i priste ata.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X