Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.
Artistja ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet festa e bashkatdhetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.
“Urime 28 nëntori”, ka shkruar Bebe, me videon nën tingujt e këngës “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.








