Dje u bë publik lajmi se Romeo dhe Donald Veshaj, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë. Në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal).
Ngjarja ka ndodhur në 7 shkurt 2013, në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Si pasojë e sherrit të ndodhur mes disa personave është dëmtuar me mjete të forta Arjan L., banues i kësaj lagjeje, thuhet në dosjen e siguruar së fundmi nga “Ora news”.
Shkak për këtë zënkë është bërë e fejuara e këtij të fundit pasi është ngacmuar nga vëllezërit Veshaj në dalje të shkollës dhe zënka mes tyre ka përfunduar me plagosje.