Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Efi Dhedhes në pritje të ëmbël? Ish-banorja e “Big Brother Vip” zbulon se si qëndron e vërteta

Ish-konkurentja e “Big Brother Vip”, Efi Dhedhes është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi në fotot e publikuara, ndjekësit kanë vënë re barkun paksa të fryrë të Efit, ndërsa kanë aluduar se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Mirëpo ditën e sotme përmes një videoje në InstaStory, ish-banorja ka reaguar ashpër teksa ua ka vënë “kapaun” të gjitha aludimeve se ajo është në pritje të ëmbël.

Efi tregoi se nuk është shtatzënë por thjeshtë kohët e fundit ka ngrënë më shumë dhe është shëndoshur disa kile.

“S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim.”– tha ajo e acaruar nga kjo situatë.

Kjo nuk është hera e parë që Efi ndihet e cenuar nga publiku të cilët sipas saj i fusin “hundët” në jetën e saj private duke u përpjekur që të dinë më shumë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X