Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

“Ti shitesh për 500 euro”- Linda Halimi debaton ashpër me Kaderin

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip Kosova” është shndërruar në një ndër konkurentet më të përfolura për shkak të debateve dhe deklaratave të bujshme që ajo bën.

Së fundmi Linda ka debatuar ashpër me Kader Bicaj, ndër në një moment situate ka degraduar në ofendime.

“Ty me gjithë mbeturina do të të nxjerr jashtë”– iu drejtua Kaderi-Lindës, ndërsa kjo e fundit i tha konkurentes “ti shitesh për 500 euro”.

Mirëpo teksa po bisedonte me Santianën në dhomën e gjumit, këngëtarja tregoi se deklarata e saj për Kaderin se shitet për 500 euro nuk kishte të bënte me trupin, siç ishte interpreuar nga disa, por për vlerën e zgjuarsisë.

“Nuk e kam pasur në kuptimin fizik, por në atë të shpërdorimit të mënyrës së të menduarit”, tha ajo.

Nga ana tjetër këngëtarja tha se i vjen keq që deklarata e saj është parë në këtë mënyrë nga publiku, pasi e konsideron veten “feministe” dhe nuk i paragjykon vajzat, edhe nëse ato e shesin trupin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X