Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Amos Zaharia zbulon arsyen pse nuk ka uruar Kiarën dhe Luizin për pritjen e ëmbël!

I ftuar sot në “Live From Tirana” Amos Zaharia u shpreh për gjithçka, nga jeta personale te ajo para kamerave. Sigurisht që nuk mund të mungonte as eksperienca e tij e zhurmshme në “BBV”.

Unë e them atë që mendoj në përgjithësi, as në BBV nuk kam bërë sherre për qendrën e vëmendjes.

Mua më pëlqen vetmia, por edhe shoqëria e njerëzve që rri. Formati kërkon sa më shumë konflikte dhe ngjarje.

https://9a71ba47867f929cde3aa84b93add9c2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Por si ishte për aktorin situata pas daljes nga “BBV”?!

Kur dola nga “BBV”, nuk e dija që kishte aq shumë vëmendje dhe ndjekje. Ishte diçka që nuk i ka ndodhur kurrë spektaklit në Shqipëri. Kur dola u shqetësova për familjarët e mi, sepse ata janë njerëzit që e kanë vuajtur qëndrimin në atë shtëpi.

Por a e ka uruar Amosi çiftin Kiara-Luiz për pritjen e ëmbël?!

Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Qëkur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X