Personazhit të njohur të TikTokut, Kozak Braçi i është djegur mbrëmjen e djeshme afër shtëpisë së tij në Allias.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në IntaStory, duke thënë se është e disata herë që atij po i djegen makinat.

Makina është shkrumbuar tërësisht nga flakët, Kozaku tha se nëse shteti nuk e gjen autorin do ta gjejë ai së bashku me njerëzit e tij.
I acaruar nga kjo situatë, ai shprehet se në makinë lëviz me fëmijën e tij 6 muajsh.
“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina.

Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”, shkruan ai.




