Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Kriset miqësia e Olta Gixharit me Eni Shehun? Plas debati në studio: Nuk jemi në kafe këtu…

Miqësia e Olta Gixharit dhe Eni Shehu mesa duket është krisur dhe shkak është bërë pjesëmarrja e tyre në “Dancing with the Stars”, ku aktorja është anëtare e jurisë dhe aktori konkurent në këtë spektakël.

Prej disa ditësh dyshja kanë debatuar me njëri-tjetrit, duke qenë që Oltës nuk i ka pëlqyer aspak performanca e konkurentit në skenë.

Edhe javën e kaluar, aktorja e ka komentuar kërcimin e Enit, teksa tha se nuk ka kërcyer fare por thjeshtë ka mbajtur në krahë partneren e tij, fjalë këto që nuk ka kaluar pa u komentuar nga publiku i gjerë por veçanërisht nga çifti.

Mbrëmjen e djeshme po zhvillonin prova, Eni “thumboi” miken e tij, ndërsa i tha balerinës se Olta nuk di se çfarë thotë kur eksitohet.

Rreth këtyre komenteve ka reaguar vetë Olta mbrëmjen e djeshme, e cila e acaruar nga fjalët e mikut të saj tha se nuk e priste një koment të tillë nga ana e tij pasi ajo nuk i ka ofenduar por thjeshtë ka dhënë komentin që i takon për pozicionin që ka në këtë konkurs kërcimi.

Pjesë nga debati

OltaNuk më pëlqeu fare ajo që kishe thënë. Nuk keni se si kaloni në ofendime personale sepse unë herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Vetëm thashë që Eni kërceu pak dhe mbajti më shumë Odetën. Mendoj që për pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim.

Eni: Kur eksitohesh flet përqart jo ti por çdo njeri. Heren e kaluar ne kemi pasur një rumba shumë sensuale dhe ky ishte komenti im, nuk besoj se ishte problem fjala eksitoj.

Olta: Jo, nuk më erdhi mirë fjala që the “ajo flet përçart”. Këtë nuk pres nga askush dhe aq më pak nga ty. Ti e din shumë mirë që unë nuk flas përçart, e para për pozicionin që kam këtu dhe e dyta sepse jam shumë kopetente përv gjërat që them dhe nuk tham asnjëherë budalliqe.

Eni: Të kërkoj ndjesë nëse e ke marrë për budalliqe. Ishte më tepër një batutë duke iu referuar gjenjdes së eksitimit dhe nuk din se çfarë nxjerr nga goja.

Olta: Nuk jemi në kafe bashkë që mund t’i lejojmë vetes të themi çdo lloj gjëje. Megjthatë e pranoj ndjesën.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X