Friday, September 20, 2024
spot_img

Vëllai i bën surprizën e veçantë, pasi Mariola Kaçani sjell në jetë..

- Advertisement -..

Muzika pop po merr një zhvillim të vrullëshëm sidomos viteve të fundit. Nga ana tjetër edhe kënga popullore mbetet një aset i vyer i traditës sonë muzikore. Mariola dhe Jurgen Kaçani janë ndër artistët e muzikës popullore më të pëlqyer në treg.

Nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga momenti kur Mariola solli në jetë fëmijën e saj të parë. Pasditën e djeshme ajo u bë nënë e një djali. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja duke ripostuar në Instagramin e saj një stori të bashkëshortit.

“Dita më e bukur e jetës tonë, që nuk do ta harrrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit zot,”-shkruhet në storin e bërë publike.

Mirëpo me të ardhur në jetë nipi i tij, Jurgen Kaçani i ka bërë atij një dhuratë speciale. Këngëtari i ka kushtuar një këngë të titulluar thjesht “Nipçe”.

Mesa duket daja mezi e paska pritur këtë moment, dhe ka menduar për këtë detaj të veçantë akoma pa ardhur ai në jetë. Nga ana tjetër, Mariola nuk e ka fshehur lumturinë për ketë dedikim që i vëllai i ka bërë djalit të saj.

“Faleminderit vëlla. Eshtë dhurata më e bukur që më bëre. Ju duam shumë dajo Juri”-shkruan këngëtarja në storin e postuar me këngën e re.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X