Fifi dhe Graciano mbrëmjen e djeshme kanë debatuan ashpër me jurinë për pikët që ata i dhanë, pasi sipas tyre ata nuk u vlerësuan me aq sa meritonin për performancën e tyre.
“Kjo ishte një nga performancat më të arrira të realizuara trio”, u shprehën juria për pasodoble e realizuanga Fifi dhe Graciano, por këto komente sipas çiftit nuk u pasqyruan në pikë.
Çifti shpesh herë kanë treguar se nuk janë të kënaqur me vlerësimin e jurisë së “Dancing with the Stars”.
Pjesë nga debati:
Graciano: Dua të di përse na dha Valbona 9 pikë, më habiti.
Fifi: Pse vetëm mua po më shihni me lupë, me lupë të madhe madje. E të tjerëve edhe i anashkaloni disa gjëra.
Ilir Shaqiri: Është fiksimi i yti.
Olta Gixhari: Edhe të tjerë kanë pasur të njëjtin mendim. Ne gjërat që kërkojmë, detajet, i kërkojmë në bazë të atyre që ju mund të jepni. Nëse ne kërkojmë aty qëndron problemi.
Graciano: Punoj gjithë javën dhe më del shpirti dhe ky është vendi im. Unë deklaroj që nga sot zëri im nuk do të ndjehet deri në fund të rrugëtimit.
Fifi: Dua të më jepet ajo që meritoj!



