Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Armando Broja merr hapin e rëndësishëm nis bashkëjetesën me partneren angleze!

Duket se lidhja e dashurisë mes Armando Brojës dhe modeles britanike Xhej Alisa Uills ka shkuar në një tjetr nivel. Pak kohë më parë, futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.

Lidhja mes të dyve u përfol përpara disa javësh, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, tashmë çifti duket se e ka çuar këtë lidhje edhe më tej.

Në rrjetet sociale, blogerja ka publikuar një foto ku shfaqet me futbollistin shqiptar, ku shfaqen në shtëpi, të veshur sportivë e të përqafuar.

Duket se tashmë Broja dhe Xhej kanë nisur edhe të jetojnë së bashku, duke mos i kursyer fotot në shtëpinë e tyre. Ndonëse të lidhur vetëm prej pak kohësh, kjo lidhje duket tejet serioze, aq sa tashmë të dy dalin publikisht. Lidhja e tij me influenceren angleze ka nisur vetëm pak muaj më parë.

Kujtojmë se ylli i Kombëtares sonë i dha fund historisë 1- vjeçare me Fidelën, vajzën shqiptare që jetonte jashtë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X