Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Buci flet për afërsinë me Santianën dhe i kërkon falje, banorja: Nuk e pranoj!

Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci e ka sqaruar sërish afërsinë me Santianën, duke thënë se ishte në kuadër të lojës, ndërsa i ka kërkuar falje kësaj të fundit.

Ai tha se dëshironte që banorët të mendonin se kishte diçka më shumë mes tyre, por e fejuara e tij Verona jua ka ndërprerë lojën.

“Më ka ardhur keq për Santianën se e kami pasur pjesë të lojës dhe nuk e kam sqaruar. Doja që banorët të dyshojmë se kemi pasur një puthje, por e ndërpreu Verona. Tash i kërkoj falje Santianës se ka qenë e gjitha pjesë e lojës, normal në bashkëpunim me Santianën. Unë s’kam pasur ndjenja për Santianën që kam thënë nuk e di akoma, ka qenë pjesë e lojës”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, Santiana shprehet se është ndjerë keq pasi ka parë klipin, ndërsa thotë se nuk e kupton pse Buci nuk ka sqaruar se ata janë veç miq, por e ka lënë derën të hapur.

“Nuk jam ndjerë mirë, aspak! Buci as nuk më ka kërkuar falje as nuk ka shpjeguar asgjë në lidhje me videon që u shfaq. Por, pati mundësi me u shpjegu. Unë ia di kapacitetin Bucit. Nëse do kishte qenë dikush tjetër që nuk mundet me fol e kisha kuptuar, por Bucin jo se e di që mundet të shpengohet dhe nuk e kuptoj pse nuk e ka shpjeguar raportin. Pse ka lënë derë çelur e di veç ky. Ta shohim”, tha ajo.

E pyetur nëse e pranon faljen e Bucit, Santiana tha:  “Jo, nuk e pranoj”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X