Konkurentja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku mbrëmjen e djeshme gjatë primet të “Big Brother Vip Kosova” ka marrë një letër nga i dashuri i saj.
Pas flirteve me Bucin, i cili i prekte të pasmet, fillimisht partneri i modeles mori vendimin që mos ia dërgonte letrën asaj, mirëpo mbrëmjen e djeshme ai vendosi që ta surprizojë Santianën me një mesazh.

Partneri i tha se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo, ndonëse akuzat i hodhi ndaj Ylli Dervishit i njohur ndryshe si Buci.
Përsa i përket mendimit që ka në lidhje me këtë çështje, ai tha konkurenti po e shfrytëzonte për lojë Santianën, duke i thënë se vetë ajo është shumë më e forte, ndërsa përsa i përket veprimeve të saj, i dashuri i kërkoi që të sqarohen kur të dalë jashtë dhe se tani të vazhdojë lojën dhe të shfaqë veten siç di ajo.
“Santi nuk do të kërkoj sonte sqarime për situartat dhe vep;rimet të cilat të je mi sinqertë nuk i kiosha pritur nga ti pavarësisht lojës, sepse edhe loja ka një limit. Sqarimet do ti bësh kur të dalësh, megjithatë ti e din se si fundksionoj unë që nuk mund të rri pa u përfshi dhe të nxjerr anën tënde më të mirë Sant, atë që deri më tani e ke treguar pak. Të prisja në ‘Big Brother fërtunë, një uragan siç je jashtë që merr çdo gjë përpara dhe që nuk ndalesh asnjëherë kundrejt çdo sfide. Por larg nga pritrshmëritë ndoqe një rrugë që të shfrytëzoheshe për lojë e dikujt tjetër pa menduar fare nga pasojat. Në këtë rrugëtim nuk të duhet shfrytëzuesi që të përdor për intrigat dhe lojën e tij, vazhdoje lojën për mua, mamin dhe Santianën që njohin të gjithë jashtë.”– ka shkruar partneri i Santianës.
Nga ana tjetër e emocionuar nga letra e të dashurit, modelja i kërkoi falje partnerit të saj dhe i premtoi atij që do të vazhdojë lojën ashtu siç e njeh ai duke mos e zhgënjyer më.
“Dua ti kërkoj falje nga zemra që ndoshta për shkak të presionit nuk kam mundur që të luaj ashtu siç më njeh ai dhe rrethi jem dhe nuk do ta zhgënjej më që nga ky moment. E dua shumë, më shumë së çdo gjë tjetër.” – i premtoi konkurentja partnerit.



