Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti.
Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.
Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.
Aktualisht 22-vjeçarja është rehabilituar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.
Ky rast vjen në sagën e shumë të tjerëve, ku dhuna në familje, sidomos ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri dhe Kosovë.