Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Është ndarë nga Livia? Mevlani: Më thonë ‘e ke fajin ti që s’të rrinë gratë’

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku gjatë bisedës foli edhe për jetën e tij personale.

Këngëtari konfirmoi se nuk është ndarë me Livia Brunga dhe se jeton i lumtur me të. Ai shtoi se nuk ka dashur që t’a bëjë publike derisa të jenë të bindur së bashku.

Pjesë nga biseda:

Blendi Salaj: Ti si po e gjen veten këto kohë? Je në krah të dashurisë apo…

Mevlan Shaba: Jam shumë i lumtur me thënë të drejtën këtë kohë

Blendi Salaj: Lumturisht i dashuruar

Mevlan Shaba: Po

Neada Muçaj: Me atë që dimë ne?

Blendi Salaj: Me Livian?

Mevlan Shaba: Kush? Ça di ti më fal?

Blendi Salaj: Me Livian po?

Mevlan Shaba: Jam i lumtur. Domethënë për momentin jam i stabilizuar pak, jam shumë i qetë

Blendi Salaj: Jam shumë i kënaqur për ty, sinqerisht ta them. Pra po ndiheni mirë, po kaloni mirë me njëri-tjetrin?

Mevlan Shaba: Po, për momentin dhe shpresoj që të zgjasë sa më shumë. Arsyeja se pse nuk kam dashur që ta bëj publike, është se dua ta ruaj për vete këtë histori deri në momentin që të jemi të bindur së bashku.

Neada Muçaj: Por ti beson i çik te syri?

Mevlan Shaba: Besoj, sot kam harruar të marr hudhrën me vete se gjithmonë m’a jep mami. Problemi është se duke qenë që lidhjet e mëparshme nuk kanë pasur sukses, pastaj njerëzit kritikojnë. Edhe ma’a vënë fajin mua. Thonë ‘e ke fajin ti që nuk të rrinë gratë’. Pavarësisht se ndoshta nuk ke gjetur personin e duhur ose ti nuk ke qenë i duhur për të.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X