Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit, dënohet me burg Rudina Dembacaj

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove, pasi akuzohet për falsifikim.

Mësohet se Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi ky i fundit pretendon se ajo kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.

ZËRI ka zbuluar se dënimi ndaj aktores është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.

Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

ZËRI ka siguruar kallëzimin e plotë të ish-bashkëshortit të aktores, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Marinela Osmani, për moskryerjen e veprimeve për të zbardhur të plotë shkeljen.

Varfaj ka kallëzuar se sipas tij gjyqtarja nuk ka pranuar që i pandehuri të merrej dhe noteri Ermal Hamzaj, për të cilin ai pretendon se ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale.

Gjithashtu, ZËRI ka siguruar edhe dënimin e caktuar nga Gjykata për aktoren e njohur, e cila është shpallur fajtore për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, dhe është dëbuar me  6 muaj burgim, ndërsa i është konvertuar në kryerjen e një pune në interes publik prej 80 orë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X