Juan Ortega ka anuluar martesën me partneren e tij kardiologe 31-vjeçare, Carmen Ote, vetëm një orë para ceremonisë.
Dasma ishte planifikuar për të shtunën më 2 dhjetor në një Kishë në qytetin e Jerezit me 500 të ftuar nga ajka e aristokracisë andaluziane. Sipas mediave spanjolle, kurorëzimi i Ortega-s me partneren e tij prej shtatë vitesh do të ishte dasma e vitit në Andaluzi.
vetëm një orë para ceremonisë së martesës, teksa nusja kishte veshur fustanin e nusërisë dhe po përgatitej të nisej për në kishë, mori një telefonatë nga Ortega, i cili njoftoi vendimin e tij të parevokueshëm për anulimin e dasmës.
Pas vendimit të tij të papritur për të anuluar martesën me kardiologen Carmen Ote, Juan Ortega mori përsipër të paguante të gjitha shpenzimet e tij të ceremonisë në shumën 90,000 euro. Arsyet mbeten ende të paqarta.



