Këngëtarja e njohur Selena Gomez, ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me producentin Benny Blanco.
Ajo ndau një foto në rrjetet e saj sociale krah Blanco-s që tregonte këngëtaren duke mbështetur kokën në shpatullën e një burri, fytyra e të cilit nuk duket e plotë.
Disa orë më vonë reagoi ndaj një postimi në mediat sociale ku thuhej, “Selena Gomez me sa duket konfirmon se është në një lidhje”, dhe ajo reagoi duke komentuar se “Ai është në zemrën time”, “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”.
Një tjetër detaj që duket se konfirmoi marrëdhënien e dyshes ishte edhe një tjetër postim që këngëtarja ka bërë në “Instastory’, ku ka ndarë një foto të unazës që mbante në gisht, me inicialin B, që me siguri i referohet Blanco-s.




