Mirsa Kërqeli ka dhënë lajmin e lumtur përmes rrjeteve sociale se ka zgjeruar familjen e saj me ardhjen e një djali të vogël, të cilin e ka emëruar Ari.
Në një postim në Instagram, këngëtarja ndau një fotografi të përzemërt ku shkroi: “Me 08.12.2023 prehërit tim ju shtua edhe një yll, zemrës sime edhe një jetë, fëmijëve të mi ju lindi një vëlla, familja jonë u bë e madhe… Mami dhe babi do të jenë gjithmonë për ty dhe me ty i vogli jonë. Rrofsh sa malet Ari”.
Kujtojmë se ajo ka marrë vendimin të tërhiqet pak nga skena muzikore për të ndërtuar një jetë të re larg vëmendjes së publikut në Kanada.



