Yll Limani është padiskutim një artist që projektet e të cilit krijojnë një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku shqiptar.
Një ndër këngët që u komentua shumë në media, të cilën këngëtari e ka publikuar rreth dy muaj më parë, është “Per kon je zbukuru”. Ndërkohë që u komentua shumë pozitivisht nga fansat e artistit, pati edhe nga ata të cilin akuzuan Limanin se në fakt kjo këngë është një kopje e “Blinding Lights”, e artistit The Weeknd.
Ndërkohë që nuk reagoi në atë kohë, ditën e djeshme, këngëtari i njohur ka pubilkuar një video në profilin e tij të “TikTok”, përmes së cilës ka ironizuar të gjithë ata që e kritikojnë në lidhje me faktin se ai përpiqet shumë të jetë si The Weeknd.
Ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “Për kon je zbukuru”, Ylli ka vendosur një filter me fytyrën e The Weeknd, ndërkohë që bashkangjitur ka shkruar:
“Ky The Weeknd shumë po më kopjon, po shëndosh se nuk ke çfarë bën, se larg”.
Kanë qenë të shumtë fansat që kanë komentuar në këtë postim, ky disa prej tyre shprehen se ne kemi Yllin dhe ata kanë The Weeknd.
Mirëpo ka patur edhe nga ata që janë shprehur se Ylli është një kopje e shëmtuar e artistit me famë botërore.



